×
  • Sport
  • Sport

    Mbappe: Messi është njëshi për gjithçka

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 12:15

    Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, ka sugjeruar se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, do të jetë fituesi i Topit të Artë këtë vit, pasi që e ka shijuar një sezon të jashtëzakonshëm individual.


    Lionel Messi përfundoi vetëm në pozitën e pestë në garën për Topin e Artë vitin e kaluar. Mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modrici, e fitoi këtë çmim në dhjetor të vitit 2019, transmeton Gazeta Express.

    Mirëpo, Messi ka arritur t’i shënojë 50 gola dhe t’i asistojë 22 të tjera në vetëm 49 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. Gjatë këtij viti kalendarik, ai i ka zhvilluar 29 ndeshje, në të cilat ka kontribuar me 29 gola dhe dhjetë asiste, si dhe do të luajë edhe në finalen e Kupës së Mbretit.

    Mbappe është shprehur i sigurt se kur Topi i Artë të prezantohet në fund të këtij viti, Messi do të jetë futbollisti që do ta marrë çmimin me vete në shtëpi.

    “Favoriti për Topin e Artë është Messi. Eliminimi në Ligën e Kampionëve nuk ndryshon asgjë, ai është njëshi për gjithçka”, ka thënë Mbappe.

    “Ai e ka dëshmuar këtë vit se është lojtari më i mirë dhe edhe pse viti vazhdon deri në dhjetor, unë s’jam i brengosur për të. Ai do të luajë deri në dhjetor”.

    Për t’i përmirësuar gjasat për Topin e Artë, Messi do ta kërkojë trofeun e Kupës së Mbretit para fundit të këtij sezoni, ndërsa verës do të tentojë ta fitojë Kupën e Amerikën me Argjentinën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!