×
  • Sport
  • Sport

    Mbappe paralajmëron kundërshtarët: Franca synon fitimin e trofeut

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 7:32

    Kylian Mbappe ka dhënë një intervistë për mediumin TF1, mirëpo nuk ka zbuluar ndonjë të re për të ardhmen e tij.


    Mbappe ka paralajmëruar gjithë kombëtaret e tjera se Franca ka vetëm një synim këtë sezon, fitimin e Kampionatit Evropian “EURO 2020”, transmeton lajmi.net.

    Në një intervistë të realizuar nga TF1, Mbappe ka thënë: “Ne po shkojmë atje me një ëndërr; për të fituar. Do të japim gjithçka dhe shpresojmë se do të kthehemi me trofeun në duart tona”, ka thënë ai.

    “Unë gjithmonë kam ëndërruar të jem i përfshirë në shumë ndeshje dhe shpresoj se mund të jem.”, vazhdoi ai.

    Ai gjithashtu tregoi edhe ëndrrën e tij tjetër, e cila ka të bëjë me Topin e Artë.

    “Gjëja e parë është gjëja kolektive sepse ky është një sport ekipor. Është e qartë se atëherë Topi i Artë është gjithmonë një ëndërr por nuk është gjëja më e rëndësishme.”, tha sulmuesi francez.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!