×
  • Sport
  • Sport

    Mbappe rikthehet në stërvitje, shtohen gjasat për të luajtur ndaj Atalantas

    Reporteri
    10 Gusht 2020 | 8:19

    Kylian Mbappe ka marrë pjesë në stërvitjet e të dielës me bashkëlojtarët, për herë të parë prej se e lëndoi nyjën, kështu që gjasat për të luajtur ndaj Atalantas janë rritur.


    Pas ndrydhjes së rëndë të nyjës gjatë finales së Kupës së Francës kundër Saint-Etienne më 24 korrik, ishte pritur që anësori të mungonte një kohë të gjatë.

    Megjithatë, ai është përfshirë në skuadrën e PSG që udhëton në Portugali për ndeshjet e fazave finale të Ligës së Kampionëve.

    Ndeshja çerekfinale ndërmjet kampionit francez dhe skuadrës italiane zhvillohet të mërkurën në Lisbonë, ndërsa trajneri Thomas Tuchel shpreson ta ketë në dispozicion.

    Mbappe është përfshirë në sesionin e parë stërvitor, ka munguar në të mesmin dhe është kthyer sërish në fund për t’u stërvitur me bashkëlojtarët. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!