Një bisedë në tunel ka rrjedhur online, në të cilën numri 7 i PSG shihet duke u ankuar për një pasim të dobët të mbrojtësit të djathtë e ku ai i kërkon atij që të përmirësohet
Kylian Mbappe vazhdon të shkaktojë trazira në grupin e PSG-së këtë sezon. Prej që ai ka nënshkruar kontratë të re me PSG-në ku refuzoi Real Madridin këtë verë, sulmuesi është parë i shpërqendruar, qartë që nuk është i lumtur me shokët e tij të skuadrës. Këtë herë, ai kishte një “debat të ashpër” me Achraf Hakimin. Në tunel, ylli francez dhe mbrojtësi kanë një debat, në të cilin Mbappe kërkon nga lojtari pasime më të mira.
“A e shikove videon? Duhet të pasoni të unë’, thotë Mbappe’. Hakimi përgjigjet: ‘po e pashë’. Francezi insiston: ‘Nuk është e mjaftueshme që te të vije keq, duhet të ma pasosh topin’”.
Nëse Mbappe e ka një aleat në dhomat e zhveshjes, ai është Achraf Hakimi. Mbrojtësi i krahut, që është produkt i akademisë së Real Madridit, ka një marrëdhënie speciale me sulmuesin prej që ai nënshkroi për parisienët verën e kaluar. Madje kjo nuk e çliroi as nga zemërimi i shokut të tij në një ndeshje vitin e kaluar.
Polemika e mëparshme në të cilën ai ishte involvuar pak ditë më parë. Gjatë një konference për shtyp para ndeshjes kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve, Mbappe u tallë bashkë me trajnerin Christophe Galtier kur ai kishte thënë se heziton ta kursejë energjinë në Francë.
Në vendin e galikëve kanë filluar ta drejtojnë gishtin tek sulmuesi francez, i cili kishte thënë se ai qëndrojë në PSG këtë verë për të qenë imazh i kombit të tij. Deri me tani, ai ka shënuar nëntë gola.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.