×
  • Sport
  • Sport

    Mbrëmë shënoi në ‘Teatrin e Ëndrrave’ e sot shkoi në shkollë pasi kishte test në Psikologji

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 12:58

    Luke Matheson, 16 vjeçar, mbrëmë shënoi për Rochdalen kundër Manchester Unitedin në Old Trafford në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për EFL Cup


    Luke Matheson mbrëmë realizoi gol në një stadium të njohur botëror si Old Trafford, ndërsa sot iu desh që të shkonte në shkollë pasi ka testë në lëndën e Psikologjisë, shkruan Reporteri.net

    Adoleshenti shënoi golin e barazimit për Rochdalen në minutën e 76-të, ndërsa skuadra e tij u eliminua nga EFL Cup vetëm pas penalltive.

    Matheson pas ndeshjes ka thënë se nuk do të bënte gjumë tërë natën, por se sot do t’iu duhej që të shkonte në shkoll pasi ka test në Psikologji.

    “Unë do të shkojë në shkollë nesër pasi kam test në lëndën e Psikologjisë. Mezi po pres. Por, unë nuk mendoj se do të mund të flej sonte.” ka thënë ylli i Rochdale.

    16 vjeçari është shumë i përkushtuar ndaj shkollës dhe nuk e lë asnjëherë anash.

    “Rochdale dhe shkolla më kanë mbështetur shumë mua. Mua më pëlqen të mësoj, kjo është ajo që dua të bëj. Futbolli nuk garanton asgjë.

    Image: PA“Ju kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë. Ju mund të bëheni ndoshta lojtari më i mirë në botë, por çdo gjë është e mundshme.

    “Unë dua te kem edhe një plan B për çdo rast,”.

    Duhet përmendur se Matheson përveç se është një futbollist shumë i mirë, ai ka edhe nota të shkëlqyera në shkollë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!