×
  • Sport
  • Sport

    Mbrëmje historike në ‘Fadil Vokrri’: Ballkani debuton në Conference League, pret skuadrën e Cluj

    Reporteri
    08 Shtator 2022 | 9:26

    Sonte do të jetë një mbrëmje historike në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, kur për herë të parë, një skuadër kosovare do të luajë në finalet e garave evropiane.

    Skuadra e Ballkanit luan sonte në Prishtinë, në kuadër të garave të Europa Conference League, shkruan lajmi.net.

    Skuadra që viziton Kosovën është ajo e Cluj, e cila aktivizohet në Superligën e futbollit në Rumani.

    Gjyqtari i këtij takimi do të jetë Urs Schnyder nga Zvicra, me asistentët e tij, Marco Zurcher, Zurcher Benjamin dhe Sven Wolfensberger.

    Ndeshja mes Ballkanit dhe Cluj luhet me fillim nga ora 18:45.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!