×
  • Sport
  • Sport

    Mbretëresha e xhudos e bronztë në Japoni, mposht portugezen dhe ia sjell Kosovës edhe një medalje

    Reporteri
    26 Gusht 2019 | 13:50

    Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botërorë që po mbahet në Japoni.


    Pasi humbi në gjysmëfinale nga japonezja Uta Abe, Majlinda pati punë me portugezen Joana Ramos të cilën e mposhti në pak kohë, shkruan Reporteri.net

    Xhudistja kosovare e mposhti portugezen Joana Ramos në luftën e repesazhit për vend të tretë, duke ia sjell Kosovës medaljen e dytë, pas asaj të bronztë të Distria Krasniqit, të cilën e fitoi një ditë më parë.

    Kelmendi nuk mbeti duarthatë dhe në fund e fitoi të bronztën.

    Në ditët në vazhdim, në “Tokyo 2019” do të garojnë edhe xhudistët tjerë kosovarë, Akil Gjakova, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!