×
  • Sport
  • Sport

    Mbreti i ri i xhudos: Akil Gjakova shkatërron rusin në finale – fiton medaljen e artë

    Reporteri
    13 Korrik 2019 | 17:43

    Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në garat e ‘Grand Prix 2019’ pasi ka mposhtur rusin Georgii Elbakiev.


    Xhudisti kosovar gjatë të gjitha garave që zhvilloi sot, ishte në formë të jashtëzakonshme, shkruan Reporteri.net

    Ai edhe në finale nuk i jepi asnjë mundësi rusit Elbakiev duke arritur të shënojë fitore me ‘Ippon’.

    Deri në këtë fitore të madhe, Akili erdhi pasi mposhti kundërshtarë mjaft të papërshtatshëm si; Gabun, Stump, Elbinuma si dhe Turaev.

    Ky është edhe një tjetër sukses historik për xhudon kosovare pasi Distria Krasniqi dje fitoi medaljen e argjendtë.

    Kujtojmë që Akili garoi në kategorinë deri në -73 kg./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!