Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 2-0 në El Clasicon që u zhvillua në Santiago Bernabeu
Të dy skuadrat dominuan në njërën pjesë, në të parën më e mirë ishte Barça, ndërsa në të dytën më mirë luajti Real Madridi, shkruan Reporteri.net
Në pjesën e parë vlen të përmenden rastet e Griezmann, Arthur e Messit, por që në formë ishte Courtois që shpëtoi Mbretërit.
Brilha, @viniciusjr! ??✨✨
Brasileiro coloca o @realmadrid em vantagem no #ElClásico! pic.twitter.com/3pKrdmHAeP
— LaLiga (@LaLigaBRA) March 1, 2020
Në pjesën e dytë Reali tregoi fytyrë tjetër dhe dominoi tërësisht ndeshjen, ku kishte raste të shumta, me golin e parë që erdhi në minutën e 71-të.
Vinicius pranon një top të bukur nga Kross dhe nga krahu depërton në zonë dhe shënon në portën e Ter Stegen, i cili deri në atë moment po bënte një paraqitje perfekte.
Në fund të ndeshjes Mariano Diaz vulosi fitoren duke shënuar golin e dytë të Realit.
⚽⚡ ¡@marianodiaz7 no necesitó mucho tiempo para cerrar el partido! #ElClásico | #RMLiga pic.twitter.com/XQ7ztbYaKc
— Real Madrid C.F.⚽ (@realmadrid) March 1, 2020
Pas kësaj fitore Mbretërit rikthehen në fron dhe marrin primatin në La Liga me 56 pikë, duke lënë Barçën në pozitën e dytë me 55 pikë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.