Ondrej Celustka e ka vlerësuar lartë Kombëtaren e Kosovës
Kosova dhe Çekia përballen sot në Fadil Vokrri me fillim nga ora 15:00 në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020, shkruan Reporteri.net
Mbrojtësi çek, Ondrej Celustka ka folur para këtij takimi që është shumë i rëndësishëm si për Kosovën ashtu edhe për Çekinë pasi të dy këto skuadra synojnë vendin e dytë në tabelë.
“Kosova është dashur të jetë autsajdere e grupit, por nuk është kështu. Ata duken më mirë se malazezët ose bullgarët”, ka thënë Celustka.
“Siç na thanë edhe trajnerët, ata nuk dinë për humbje që 14 ndeshje radhazi. Edhe pse nuk kanë pasur kundërshtarë të fortë, në një linjë të tillë kjo tregon diçka pozitive për ekipin dhe ngrit besimin”.
“Lojtarët e tyre luajnë në klube cilësore evropiane. Sidomos në shtëpi, në një mjedis të stuhishëm, ata janë shumë të fortë si ekip kombëtar. Ata janë të rinj në UEFA dhe FIFA, dhe duan të paraqiten mirë,”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.