×
  • Sport
  • Sport

    Mbrojtësi i Getafes i bërtet Ansu Fatit: Je 18 vjeç dhe po simulon në këtë mënyrë

    Reporteri
    18 Tetor 2020 | 19:23

    Allan Nyom ishte një nga protagonistët në ndeshjen ndërmjet Getafes dhe Barcelonës, të cilën e fitoi skuadra madrilene.


    Jaime Mata e shënoi golin e vetëm në atë takim nga pika e bardhë në minutën e 56-të të sfidës.

    Dhjetë minuta më pas, Ansu Fati u rrëzua në zonë duke kërkuar penallti pas goditjes që mori brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit.

    Mbrojtësi i krahut i Getafes, Allan Nyom, vrapoi drejt lojtarit të ri të Barcës që ankohej i shtrirë dhe priste vendimin e gjyqtarit.

    “18 vjeç dhe po simulon ashtu? 18 vjeç?”, është dëgjuar duke bërtitur Nyom teksa imazhet janë kapur nga Movistar LaLiga.

    Gjyqtari i ndeshjes nuk akordoi penallti, ndërsa vendimi i tij nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale, si edhe nga pjesëtarët e Blaugranëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!