×
  • Sport
  • Sport

    Mbrojtësi i Juventusit: Kisha emocione kur Eriksen u inkuadrua në lojë

    Reporteri
    27 Mars 2022 | 12:32

    Mbrojtësi i Holandës, njëkohësisht i skuadrës italiane, Juventus, De Ligt, ka thënë se ka patur emocione kur lojtari i Kombëtares së Danimarkës, Christian Eriksen u inkuadrua në ndeshjen e miqësores ndaj Holandës, transmeton Reporteri.net.

    Mesfushori danzez shënoi vetëm dy minuta pasi hyri si zëvendësues për Danimarkën kundër Holandës në miqësoren e të shtunës.

    Kjo ishte hera e parë prej më shumë se 200 ditëve që kur Eriksen luan për Kombëtaren e Danimarkës, pas arrestit kardiak të cilin e pësoi gjatë një ndeshje me Finlandën në kuadër të EURO-2020.

    Pas ndeshjes për këtë foli edhe Matthijs De Ligt, i cili në konferencën për shtyp komentoi: “Nuk është e lehtë të përballesh me Eriksenin”.

    “Kam pasur emocione kur ai doli në fushë (në minutën e parë të pjesës së dytë)”, vazhdoi mbrojtësi i Juventusit.

    “Natyrisht që duhet të dish të largosh ndjenjat, pasi je lojtar, por ne jemi edhe qenie njerëzore. Të gjithë jemi shumë të lumtur që ai është rikthyer në këtë nivel”, përfundoi mbrojtësi holandez, De Ligt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!