×
  • Sport
  • Sport

    Mbrojtësi i Kosovës me një gol të bukur ia siguroi fitoren skuadrës së tij

    Reporteri
    15 Shkurt 2020 | 22:52

    Arbenit Xhemajli ka shënuar golin e fitores për Xamaxin në sfidën kundër Sionit


    Xamax e ka mposhtur Sionin me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Zvicrës, shkruan Reporteri.net

    Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Arbenit Xhemajli, në minutën e 82-të u gjend më së miri në zonë pas një rivënie nga këndi dhe arriti që ta dërgonte topin në rrjet.

    Ky gol u asistua nga një tjetër futbollist shqiptar, Samir Ramizi.

    Ndryshe, ky është goli i dytë që Xhemjali e ka shënuar këtë edicion në Superligën e Zvicrës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!