×
  • Sport
  • Sport

    Mbrojtësi i Real Socidadit gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

    Reporteri
    09 Tetor 2022 | 8:58

    Real Sociedad është në zi për shkak të vdekjes së futbollistit të tij Unai Arruabarrena.

    Arruabarrena, i cili ishte lojtar i skuadrës së të rinjve të klubit spanjoll është gjetur pa jetë në shtëpinë e tij.

    Lajmin për vdekjen e 22-vjeçarit u bë i ditur nga vet klubi spanjoll.

    Me këtë rast klubi i ka shprehur ngushëllime familjes.

    “Real Sociedad dëshiron të shprehë dhimbjen dhe pikëllimin për vdekjen e Unai Arruabarrena. I riu nga San Sebastiani ishte pjesë e klubit të Socidead. Dëshirojmë të përcjellim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe miqtë e Unai Arruabarrena.”-shkruhet në reagimin e klubit spanjoll.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!