×
  • Sport
  • Sport

    Mbyllen dy ndeshjet e Superligës: Ballkani lëshon fronin pas një kohe të gjatë

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 17:55

    Ballkani nuk është më lider i Superligës së Kosovës


    Ballkani ka zhgënjyer në shtëpi duke barazuar 0-0 me Drenicën dhe kështu tani Drita do të jetë lidere e re e Superligës së Kosovës pas xhiros së 23-të, shkruan Reporteri.net

    Djelmoshat e Ismet Munishit patën dominimin, por nuk gjetën golin me Blendi Baftiun që s’pati fat në këtë takim ku në 10 minutëshin e fundit goditi edhe shtyllën.

    Ndeshja tjetër që u zhvillua sot ishte ajo ndërmjet Gjilanit dhe Trepçës 89 që përfundoi 1-1.

    Për Gjilanin shënoi Fiton Hajdari nga penaltia, ndërkaq për mysafirët realizoi Arb Manaj.

    Më poshtë e keni tabelën pas xhiros së 23-të, ku ka mbetur edhe një ndeshje pa u zhvilluar, ajo ndërmjet Prishtinës dhe Ferizajt që fillon nga ora 18:00. /Reporteri.net/


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!