Mbyllen ndeshjet e Superligës: Feronikeli ndalet në shtëpi nga Drenica – Trepça ’89 e gjunjëzon Llapin

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll që ishin në program për ditën e sotme


Feronikeli është ndalur në shtëpi duke luajtur baras 2-2 Drenicën, shkruan Reporteri.net

Albert Dabiqaj dhe Marko Milickovic shënuan për Niklin, derisa për mysafirët dy herë shënoi Almedin Murati.

Ndeshja tjetër që u luajt sot ishte ajo ndërmjet Trepçës ’89 dhe Llapit ku vendasit fituan me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm për fitoren e madhe të mitrovicasëve e shënoi Arb Manaj.

Më poshtë mund ta shihni tabelën e Superligës pas dy ndeshjeve që u luajtën sot. /Reporteri.net/