×
  • Sport
  • Sport

    Mbyllen ndeshjet e Superligës: Prishtina e shkelë Besën – E zezë dita për Llapin e Batatinës

    Reporteri
    17 Tetor 2020 | 15:57

    Kanë përfunduar dy ndeshjet që ishin në program sot në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll


    Prishtina e ka mposhtur me rezultat të thellë 4-0 Besën në Fadil Vokrri në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës, shkruan Reporteri.net

    Otto John shkëlqeu në këtë takim duke shënuar hat-trik, derisa golin tjetër për Prishtinën e shënoi Mërgim Pefqeli.

    Në ndeshjen tjetër Llapi i Batatinës ka pësuar edhe një tjetër goditje të rëndë pasi u mposhtë në shtëpi nga Drenica me rezultat 1-0.

    Hysen Tahiri shënoi golin e vetëm për Drenicën në këtë takim.

    Kjo ishte humbja e katërt e Llapit nga 5 ndeshjet që ka zhvilluar deri tani dhe zë vendin e fundit në tabelë me vetëm 1 pikë. /Reporteri.net/


     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!