Ka përfunduar pa fitues derbi italian i xhiros së 12-të në Seria A, ndërmjet AC Milanit dhe Interit.
Dy skuadrat zhvilluan ndeshje shumë të mirë ofensivë, por në fund rezultati përfundimtar doli të jetë 1 – 1.
Hakan Çalhanoglu fitoi penallti, të cilën e konkretizoi vetë pas vetëm 11 minutave lojë dhe me pas festoi ndaj ish skuadrës (11′).
Por, gëzimi i Inter zgjati vetëm gjashtë minutave, ngase goditja e Fikayo Tomorit u devijua nga De Vrij dhe përfundoi në portën e “Neurazzurëve” (17′).
Pas vetëm 10 minutave, Inter kishte një tjetër rast të artë që të rikthente epërsinë, por Lautaro Martinez dështoi nga pika e bardhë (27′).
Dy skuadrat tutje zhvilluan super lojë, shumë ofensivë në përpjekje për të ndërtuar aksione ose të përfitojnë nga kundëraksionet, mirëpo rezultuan të pasuksesshme.
“Rossonerët” rrezikuan më shumë, por fati ishte nga ana e mysafirëve që vazhdonin të shpëtonin në fund.
Kështu, dy rivalët e përbetuar lokal, ndanë nga një pikë, derisa mbesin në garë për titull.
Milan mban pozitën e dytë me 32 pikë, aq sa ka lideri Napoli, derisa Inter zë vendin e tretë me 25 sosh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.