×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Mbyllet pjesa e parë, Suedia me ndihmën e ‘VAR-it’ në epërsi ndaj Kosovës

    Reporteri
    09 Tetor 2021 | 18:50

    Tashmë ka përfunduar pjesa e parë e takimit ndërmjet Suedisë dhe Kosovës, duel ky në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.


    Në 20 minutat e para, të dyja skuadrat po luanin me kujdes të shtuar, por Hadergjonaj preku me dorë topin në zonën e 16-metërshit dhe gjyqtari akordoi penallti, shkruan Reporteri.net

    Penalltia erdhi pasi gjyqtari për gjashtë minuta u konsultua me ‘VAR’ për të marr vendimin final, ku Forsberg ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë që shënoi për epërsinë e Suedisë në 1:0.

     

    Ndërsa, rastin më të mirë për Kosovën e pati Elbasan Rashani i cili goditi afër shtyllës pas një kundërsulmi mirë të organizuar nga Milot Rashica.

    Kujtojmë se 6 mijë tifozë kosovarë janë të pranishëm në shkallët e stadiumit “Friends Arena”.

    Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në pjesën e dytë derisa ne do t’ju mbajmë të informuar për çdo risi nga ky takim.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!