Sezoni aktual ka marrë fund për Arbenit Xhemajlit.
Mbrojtësi 22 vjeçar ka pësuar lëndim në gju derisa ishte i grumbulluar me ekipin kombëtar të Kosovës dhe tash do t’i nevojiten disa muaj deri në shërimin e këmbës.
Futbollisti i ishte bashkuar Sunderlandit së fundmi dhe trajneri Phil Parkinson ka njoftuar për lëndimin e tij.
“Fatkeqësisht, Arby e ka pësuar një lëndim të rëndë në gju derisa ishte i grumbulluar me Kosovën. Ai do të jetë jashtë fushës së blertë për pjesën e mbetur të sezonit. Është mëkat që kjo i ndodhi atij pasi ishte ambientuar mjaft mirë në klub”, ka thënë Parkinson.
“Na vjen keq për të. Por, do t’ia japim atij të gjithë mbështetjen që ka nevojë gjatë kësaj periudhë, prej stafit mjekësor, stafit të trajnerëve e deri tek lojtarëty”, vazhdoi trajneri i Sunderlandit.
Xhemajli është pjesë e ekipit A të Kosovës qe një kohë, por nuk ka pasur shumë hapësira në ekip.
Ai ishte lojtar i rregullt i ekipit U-21 të Kosovës viteve të fundit.
Sidoqoftë, ai do të mundojë gjithsesi në ndeshjet e nëntorit, por edhe deri në verën e ardhshme.
Futbollisti mund të jetë i gatshëm për “Dardanët” për pjesën e dytë të vitit 2021, kur të fillojnë kualifikimet e ardhshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.