Ish-sportisti i UFC, Conor McGregor, është përfshirë në një incident në një bar irlandez.
Sherri ka ndodhur më herët gjatë këtij viti në Dublin, por video është publikuar së fundmi.
Conor hyri në lokal dhe qerasi me birrë gjithë të pranishmit. Por, një prej të pranishmëve, ka refuzuar të pijë birrën e Conorit.
Ndaj Conor, pasi piu një gotë, e gjuan papritur me grusht në fytyrë të moshuarin që refuzoi pijen. Mund të mos ketë qenë vetë refuzimi i pijes shkak për grushtin e McGregor, ndoshta ai mund edhe ta ketë ofenduar.
Ende nuk bëhet me dije se cila ka qenë dinamika e plotë dhe e vërtetë e ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.