×
  • Sport
  • Sport

    McGregor ka një trup me plotë tatuazhe – Mësohet kuptimi i tyre

    Reporteri
    18 Janar 2020 | 21:12

    Fama e Conor McGregor kalon kufijtë e botës së arteve të përziera marciale. Për këtë arsye, njerëzit janë të interesuar për detaje të shumta nga jeta dhe karriera e tij.


    Një veçori e yllit irlandez janë edhe tatuazhet e shumta që i ka të vizatuara në trupin e tij. Me poshtë jua sjellim kuptimet e tatuazheve të 31-vjeçarit.

    Gjoksi

    Në gjoksin e tij, McGregor ka të vizatuar një gorillë që mban një kurorë dhe duke ngrënë një zemër.

    “Logoja e palestrës sime është gorilla. Nuk është ajo gorilla specifike, por është një gorillë. Prandaj doja diçka që të më lidhte me atë pjesë. Ndihem sikur jam mbreti gorilla, prandaj e kam marrë kurorën dhe e kam bërë të hajë një zemër. Më dukej në rregull”, ka shpjeguar Conor.

    Barku

    Irlandezi ka imazhin e një tigri në barkun e tij. Në të kaluarën, ai e ka përshkruar tigrin si një kafshë të guximshme.

    Njëherësh, ai e ka të shkruar edhe emrin e tij me shkronja të mëdha ‘NOTORIOUS’ mbi tatuazhin e tigrit dhe nofkën ‘MCGREGOR’ nën të.

    Parakrahu

    Në parakrahun e majtë, ylli i UFC-së ka një tufë trëndafili me një thikë në mes. Po ashtu, ndodhet edhe një orë xhepi që tregon orën ‘3.35pm’, por nuk dihet nëse simbolizon diçka.

    Përmbi tatuazhin e trëndafilit janë fjalët “slow is smooth, smooth is fast” (e ngadalta është e butë, e buta është e shpejtë), që është një moto e përdorur shpesh nga njësitë speciale ushtarake, përcjellë Telegrafi.

    Në pjesën e pasme të parakrahut të Conor ndodhet tatuazhi i një zotërie që mban një kapelë.

    Qafa dhe shpina

    McGregor ka tatuazhin e një kryqi me krahë në qafën e tij. Megjithatë, ylli nga Dublini nuk është person religjioz.

    Ai po ashtu ka një spirale me gjemba në shpinën e tij që lidhen në tatuazhin e kryqit.

    Këmba

    31-vjeçar ka një shkrim arabik në pjesën e pasme të këmbës së majtë që shkon drejt thembrës. Por, ai nuk e ka idenë se çfarë kuptimi ka. Conor ka thënë se e kishte bërë këtë tatuazh i dehur dhe nuk e di se çfarë simbolizon.

    “Ka qenë i pari, kur kam qenë i dehur… E kam bërë në Ayia Napa (Qipro) për 20 euro. Mund të ketë çfarëdo kuptimi”, ka shpjeguar McGrego.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!