Connor McGregor kishte provuar të niste diçka të re kur para dy viteve ishte ndeshur në boks me amerikanin Floyd Mayweather.
Mayëeather e kishte mposhtur McGregorin në një përballje ku edhe pse irlandezi nuk kishte boksuar kurrë, ishte paraqitur denjësisht, shkruan Reporteri.net
Së fundmi kanë qarkulluar zëra se McGregor dëshiron një rimeç me amerikanin, por ka qenë e shpejtë përgjigjja e tij.
“Këta fëmijë janë disa palaço të cirkut”, ka thënë Mayweather duke pretenduar se McGregor nuk është i denjë për një rimeç të mundshëm.
“Ata do të trokasin në derën time por në fund të ditës, unë do të qeshem me ta, do të vazhdoj të jetoj, do të vazhdoj të shkoj në bankë”, ka thënë Floyd.
Mayweather është i pamposhtur në boksin profesionist pasi ka fituar të gjitha 50 luftërat e tij deri më tani, 27 me nokaute dhe 23 me vendime të gjyqtarëve.
Në anën tjetër, e vetmja luftë për McGregor në boksin profesionist ishte ndaj amerikanit të cilën e humbi, por ai vazhdon të paraqitet në UFC ku edhe aty u rrah nga Khabib Nurmagomedov në tetor./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.