×
  • Sport
  • Sport

    McGregor vazhdon me fjalë abuzuese ndaj Porier, më pas shlyen postimin në Twitter

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 11:44

    Conor McGregor vazhdoi rivalitetin e tij të nxehtë me Dustin Poirier me postimin e tij të fundit në mediat sociale dhe më pas fshiu atë.


    Në janar, irlandezi vendosi të të takohej për herë të dytë me Poirier, por për luftën e tretë të shtunën e kaluar dorezat nuk i kryen punë, e për më shumë futi gishtat edhe në ato të amerikanit.

    McGregor humbi në UFC 264 shkaku i këmbës së tij të thyer në fund të raundit të parë, por edhe duke qenë i ulur në dyshemenë e tetëkëndëshit në fund të humbjes nuk e ndaloi irlandezin të të thumbonte kundërshtarin e tij.

    Në traditë tipike, ish-kampioni i dy peshave vazhdoi me kërcënime ndaj amerikanit, duke i bërë të ditur se ai nuk do ta lë me kaq.

    “Jam i rrezikshëm njeri. Gruaja është burri juaj. Jam i ndyrë, të premtoj”, ishin postimet që më pas u fshin nga irlandezi.

    The Notorious ka bërë në mënyrë të përsëritur pretendime dhe kërcënime ndaj familjes së rivalit të tij që kur u konfirmua humbja, nga një ndalim i mjekut.

    Ndërsa u intervistua nga Joe Rogan në intervistën pas luftës, 32-vjeçari pohoi se gruaja e Poirier kishte qenë ‘në DM-të e tij’ në Instagram.

    Pamjet më pas treguan se ai kërcënonte The Diamond dhe bashkëshorten e tij, duke pretenduar se ai do t’i “vriste ata në gjumë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!