×
  • Sport
  • Sport

    McGregorit nuk iu trembet syri: Pranon sfidën me boksierin që i kërkoi fer, pasi e kritikoi se goditi të moshuarin

    Reporteri
    19 Gusht 2019 | 14:17

    Conor McGreogr është pajtuar që të ndeshet me bashkombasin e tij Luke Keeler, pasi boksieri e kritikoi atë për një goditje që i kishte dhënë një të moshuari.


    Pamjet që kanë dalë shihet refuzimi i një të moshuari për të pirë një gotë Uiski, pastaj McGregor e godet atë, anipse dështoi ta rrëzonte nga karrigia, shkruan Reporteri.net

    Menjëherë pas incidentit në pijetore, një burim ka zbuluar se: McGregor i kishte ofruar pijen, ndërsa i moshuari ia kishte kthyer me: Nuk dua ta pijë atë m**, nuk e dua pijen tënde”, ndërsa irlandezi nuk ishte i lumtur për këtë.

    Pas kësaj ngjarje, boksieri irlandez kishte reaguar me një status duke thënë se ishte i zhgënjyer nga sjellja e yllit të UFC-së dhe se kjo i kishte ndodhur edhe para disa viteve me një shok të tij, ndërsa ka thënë se ai po sillet si gangster.

    Më pas ka thënë se do të ishte i lumtur në qoftë se ai do të kishte guxim të futej në ring me të.

    Menjëherë pasi ka marrë vesh, McGregor iu është përgjigjur menjëherë ‘ftesës’ dhe i ka thënë se është i gatshëm të ndeshet me të kur të dojë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!