×
  • Sport
  • Sport

    McManaman e këshillon Mbappen të largohet nga PSG-ja

    Reporteri
    09 Prill 2021 | 7:40

    Steve McManamanit i pëlqen shumë Kylian Mbappé.


    Është normale, duke parë edhe atë që bëri sulmuesi francez në Champions League kundër Bayern Munich.

    Ai kërkohet me ngulm nga Real Madridi dhe McManaman, që ka luajtur në “Santiago Bernabeu”, e ka këshilluar të largohet nëse do që të rritet si futbollist.

    A mundet të vazhdojë në PSG, McManaman tha BT Sport se duhet të ndërrojë skuadër: “Nuk e di nëse do të vazhdojë të rritet te PSG”.

    “Ai është një futbollist i pabesueshëm. Ai është pasardhësi i Cristiano Ronaldo dhe Messi, që nga tani ose pas një viti. Numrat e tij janë fantastikë . Unë mendoj se ai duhet të shkojë në një ekip më kompakt, jo vetëm një skuadër me disa yje, por një grup i bashkuar që e çon atë në nivelin tjetër. Ndoshta është paksa e çuditshme të thuash me atë që ai ka arritur tashmë, por unë ndiej që nëse do të luante për Bayernin, ai mund të vazhdonte të shkëlqejë dhe t’i ndreq numrat për ta rrëzuar nga froni Messin”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!