×
  • Sport
  • Sport

    Me 29 dhe 30 prill në Gjakovë organizohet turneu i bilardos

    Reporteri
    25 Prill 2023 | 19:15

    Vikendi i kësaj jave në Gjakovë është i rezervuar për turneun e tretë Memorial të bilardos, “DritOn”.

    Ky turne do të mbahet me 29 dhe 30 prill, me fillim nga ora 11:00, dhe organizohet nga Federata Kosovare e Bilardos, në bashkëpunim me klubin Tetë-shi nga Gjakova, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Turneu është i hapur për të gjithë të interesuarit nga Kosova, Shqipëria, e Maqedonia e Veriut, mjafton të regjistroheni paraprakisht.

    Për triumfuesit e këtij turneu do të ketë edhe shpërblime, duke filluar me 1000 euro për vendin e parë, 500 euro për vendin e dytë, e 200 euro për të tretin.

    Shpërblime do të ketë edhe për pjesëmarrësit që pozicionohen në vende më të ulëta.

    “DritOn” është turne i bilardos që organizohet për nderë të Driton Hajdaraj, një lojtari i këtij sporti i cili njëherit ishte edhe bashkëthemelues i klubit Tetë-shi nga Gjakova. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!