×
  • Sport
  • Sport

    Me Firminon përpara, Liverpoolit i prinë e mbara – ‘Të Kuqtë’ sigurojnë finalen e Kupës së Botës për klube

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 20:24

    Liverpooli e ka mposhtur Monterreyn me rezultat 2-1 në gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube


    Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp arriti fitore ndaj Monterreyt në sekondat e fundit, me Roberto Firminon që ishte heroi i ‘Të Kuqve’, shkruan Reporteri.net

    Fillimisht ishte Naby Keita që hapi llogarinë e golave në minutën e 12-të, ndërsa më pas Funes Mori barazoi në 1-1 në minutën e 14-të.

    Golin e fitores Liverpooli e shënoi vetëm në miniutën e 90-të me anë të Firminos, i cili u inkuadrua në lojë vetëm 5 minuta para se të përfundonte takimi.

    Në këtë takim startues për Liverpoolin ishte Xherdan Shaqiri, i cili u zëvendësua në minutën e 68-të me Sadio Mane.

    Liverpooi tani në finalen e Kupës së Botës për klube do të luajë me Flamengon. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!