×
  • Sport
  • Sport

    “Më i mirë se Haaland” – tifozët e Chelsea e mbushin me lëvdata Armando Brojën në momentin që rinovoi kontratën

    Reporteri
    18 Korrik 2021 | 22:41

    Armando Broja ka vazhduar kontratën me Chelsean deri në vitin 2026.


    Sulmuesi shqiptar impresionoi me formën e tij në huazim te Vitesse, duke bërë që The Blues ta blindonin me marrëveshje të re.

    Klubi londineze njoftoi zyrtarisht se Broja do të jetë pjesë e tyre edhe për pesë vite, derisa kjo gjë ka gëzuar tifozët e skuadrës.

    “Më i mirë se Haaland” – ishin komentet e disa prej komentuesve të Chelseat, që presin shumë nga Broja.

    Shumë përkrahës të bluve po presin transferimin e Erling Haalandit nga Borussia Dortmundi, mirëpo ende nuk ka marrëveshje mes të dy klubeve.

    Skuadra gjermane kërkon 170 milionë euro, mirëpo Chelsea nuk paguan më shumë se 150 milionë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!