×
  • Sport
  • Sport

    Më keq se që mendohej: Rrahmani i humb 9 ndeshje, kthehet në vitin 2023

    Reporteri
    12 Tetor 2022 | 12:39

    Trajneri Luciano Spalletti e ka marrë një lajm mjaft të keq.

    Amir Rrahmani, lideri i repartit defanziv të Napolit, i cili është rritur tej mase në dy sezonet e fundit, nuk do të mundë ta ndihmojë liderin e Serie A për një kohë.

    Përfaqësuesi kosovar në fakt e ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e këmbës dhe klubi italian beson se ai do të rikthehet vetëm në vitin 2023, shkruan “Gazeta Express”.

    Kjo duke e pasuar parasysh se pjesa e dytë e nëntorit e deri në pjesën e dytë të dhjetorit do të jetë e mbuluar me Kampionatin Botëror “Katar 2022”, e më pas janë festat e fundvitit dhe ligat pushojnë.

    Gjithnjë sipas mediave italiane, Rrahmani do t’i humbë 9 ndeshje me Napolin: kundër Ajaxit, Liverpoolit, Rangerit, Bolognës, Romës, Sassuolos, Atalantës, Empolit e Udineses.

    Janë këto 9 ndeshje mjaft të rëndësishme për Napolin, i cili këto ndeshje duhet t’i përballojë pa njërin prej mbrojtësve më të mirë të tij.

    Qysh sonte, atë do ta zëvendësojë Ostigard ndaj Ajaxit në Champions, shkruan “Gazeta Express”.

    Rrahmanin mund ta zëvendësojë edhe braziliani Juan Jesus, i cili në ndeshjet e ardhshme mund të luajë përkrah Kim.

    Napolit po i ecin punët mjaft mirë deri tash këtë sezon: ky ekip është lider i Serie A dhe i grupit të tij në Ligën e Kampionëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!