×
  • Sport
  • Sport

    Më në fund del dikush që tregon se çka ndodhi ndërmjet Icardit dhe Interit

    Reporteri
    30 Gusht 2019 | 11:30

    Radja Nainggolan ka folur për herë të parë në një intervistë të gjatë pas largimit nga Inter.


    Mesfushori belg i transferuar nga Inter vitin e kaluar, është dashur të largohet këtë verë, duke mos qenë pjesë e planeve të trajnerit të ri, Antonio Conte.

    Nainggolan në një intervistë për ‘Corriere dello Sport’, ka thënë se ka provuar të bind Conten që ta mbajë në skuadër, por se këtij të fundit s’ka mundur t’ia ndërrojë mendjen.

    31 vjeçari nuk ka mundur t’u ikë pyetjeve edhe për Mauro Icardin, lojtarin tjetër të padëshiruar te Inter, duke thënë se deklaratat e gruas së tij në një emision televiziv, i kanë kushtuar argjentinasit.

    “Unë mund të them që Icardi nuk është një djalë i keq”, ka deklaruar Nainggolan.

    “Por vitin e kaluar ndodhen ato që të gjithë i dini, gruaja bëri ato deklarata, skuadra nuk ishte dakord me to dhe ne futboll jo të gjithë të falin.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!