Milot Rashica pritet të jetë titullar për Werder Bremenin në ndeshjen e fundjavës kundër Dortmundit
Werder Bremen këtë fundjavë e pret një takim shumë i vështirë në udhëtim te Borussia Dortmundit, shkruan Reporteri.net
Milot Rashica këtë takim pritet ta nisë nga minuta e parë pasi ai tashmë ka harruar lëndimin që kishte pësuar.
“Rashica është njëri prej opsioneve që ka më së shumti gjasa të luajë në fundjavë. Ai ka stërvitur pa asnjë problem,” ka thënë trajneri Florian Kohfeldt.
Ndryshe, Rashica në ndeshjen e kaluar ishte në bankë rezervë në takimin kundër Leipzigut.
Rikthimi i yllit nga Vushtrria është lajm i mirë edhe për Kosovën që në tetor do të luajë dy ndeshje në Prishtinë, kundër Gjibraltarit dhe Malit të Zi. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.