Hekuran Kryeziu pas 10 muajsh është rikthyer në fushë, ku sot ka luajtur disa minuta për Zurichun në ndeshjen kundër Servette
Zurich u mposhtë me rezultat 4-1 nga Servette në kuadër të javës së 22-të, shkruan Reporteri.net
Në këtë takim Hekuran Kryeziu u rikthye për të luajtur në fushë pas plotë 10 muajsh.
64. TOOOOOR! Der Ausgleich für den #Stadtclub! Schönes Direktspiel über Hekuran Kryeziu und Marchesano, am Ende haut Tosin den Ball zum 1:1 in die Maschen! #fcz #fczuerich #SFCFCZ pic.twitter.com/8tuRHaIKrX
— FC Zürich (@fc_zuerich) February 16, 2020
‘Truri’ i mesfushës së Kosovës u inkuadra në lojë në minutën e 55-të dhe ishte i përfshirë në aksionin e golit të Zurichut.
Ky është lajm i madh edhe për Kosovën që mund të llogarit në të për sfidën shumë të rëndësishme të marsit me Maqedoninë e Veriut në kuadër të Play-offit të Ligës së Kombëve. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.