Shakhtar Donetsk dhe Metalist 1925 luajtën pa gola, 0:0 sot në stadiumin e zbrazët “Olympic Stadium”, në rikthimin e futbollit në Ukrainë pas gjashtë muajsh pushimi shkaku i luftës që nisi në këtë vend.
Ndeshja e parë e sezonit 2022/23 u lidh me ditën e flamurit të Ukrainës, ndërsa u luajt pas gjysmë viti lufte në këtë vend, me agresorin rus që vazhdon të mundohet ta pushtojë këtë vend.
Në rikthimin emocionues të Premier Leagues ukrainase, prezent ishin edhe disa ushtarë, ndërsa njëri prej tyre e nisi i pari topin nga mesi i fushës.
U lëshua edhe himni shtetëror i Ukrainës dhe u shfaqën parulla në mbështetje të qyteteve ukrainase ku po zhvillohen luftime.
Sezoni i kaluar ishte ndërprerë në pjesën e dytë të shkurtit kur Rusia ndërmori aksion të zgjeruar ushtarak, ndërsa pikërisht në atë fundjavë ishte paraparë fillimi i pjesës së dytë të sezonit.
Pra, nga dhjetori i vitit të kaluar, kur kishte përfunduar stinori vjeshtor, në Ukrainë nuk është luajtur futboll.
Ne Premier League do të marrin pjesë 16 ekipe, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen në Kiev dhe përreth tij.
“Kjo është puna e jonë. Ne e morëm përgjegjësinë e madhe për t’i treguar botës se jeta në Ukrainë nuk ndalet, por do të vazhdojë. Futbolli është njëri prej faktorëve që sjell emocione në krejt vendin dhe për njerëzit që po luftojnë për krejt ne. Kjo është mjaft e rëndësishme për ne, jo vetëm për Shakhtarin, por edhe për krejt Premier Leaguen, që ta vazhdojmë jetën”, deklaroi trajneri kroat i Shakhtarit, Igor Jovicevic.
Për çdo rast, për futbollistët dhe për stafet e ekipeve është vendosur një vend i sigurt për t’u strehuar në rast të ndonjë alarmi për bombë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.