×
  • Sport
  • Sport / Sport

    “Më qeshnin se luaja futboll me djem”, 14-vjeçarja nga Shtimja që synon të luajë në Kupën e Botës

    Reporteri
    19 Gusht 2023 | 13:53

    Fatime Beha, 14-vjeçare, nga fshati Carralevë, komuna e Shtimes, ishte e vendosur se nuk do t’i dëgjonte komentet se “futbolli është për djem dhe jo për vajza”.

    Mes paragjykimeve, por me përkrahjen e babait të saj, i cili është trajner i futbollit, Fatimja po e vazhdon ëndrrën e saj që një ditë ta ngrejë lart flamurin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Si 12-vjeçare, ajo udhëtonte nga Shtimja në Prishtinë për të mos i humbur stërvitjet.

    Si ëndërr, ajo e ka që të paraqitet në Kupën e Botës për femra.

    Që nga mosha 7-vjeçare ajo kishte nisur të mirrej me futboll dhe luante bashkë me djemtë, në mungesë të një ekipi të futbollit të vajzave në qytetin e Shtimes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!