×
  • Sport
  • Sport

    Me ujë, me rrymë dhe me këtë Liverpool nuk luhet

    Reporteri
    24 Gusht 2019 | 20:22

    Liverpooli ka shënuar fitore bindëse në shtëpinë e vet ‘Anfield’, ndaj skuadrës së Arsenalit me rezultat 3:1.


    Skuadra e Jurgen Klopp arriti ta dominojë lojën nga fillimi, por iu desh të presin minutën e 43-të për të shënuar golin e parë, shkruan Reporteri.net

    Ishte Joel Matip ai i cili u tregua më shtatlarti në harkimin e Trent Alexander-Arnold nga korneri. Qendërmbrojtësi shënoi një gol me kokë.

    Me këtë rezultat njëherit përfundoi pjesa e parë.

    Me të filluar pjesa e dytë, vetëm 3 minuta brenda lojës, David Luiz shkaktoi një penallti qesharake, të cilën për mrekulli e shfrytëzoi Salah që shënoi me lehtësi.

    Egjipitani Salah ishte protagonist edhe i një supergoli në minutën e 58-të të ndeshjes, kur arriti t’i shmangej dështimit të ndeshjes, David Luiz për ta shënuar një gol të bukur në kundërsulm.

    Në anën tjetër, golin e vetëm për Arsenalin e shënoi Lucas Torreira në minutën e 86-të të ndeshjes.

    Me këtë fitore, Liverpool forcon kreun me pikët maksimale pas tre xhirove të luajtura, ndërsa Arsenali mbetet përkohësisht në pozitën e dytë me 6 pikë të tubuara.

    Kujtojmë që në xhirot e radhës, Liverpooli është mysafire e Burnleyt, ndërsa në anën tjetër, Arsenali zhvillon derbin londinez me Tottenham Hotspur./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!