×
  • Sport
  • Sport

    Meçi i milionave: Kaq para do të fitojnë Fury dhe Wilder nga përballja e tyre në Las Vegas

    Reporteri
    22 Shkurt 2020 | 11:29

    Boksierët Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të përtojnë secili nga 5 milionë dollarë për duelin që do të zhvillojnë më 22 shkurt në Las Vegas.


    Kjo është shuma e barabartë që është akorduar nga organizatorët e këtij dueli për të dy boksierët.

    Gjithsesi, kjo shumë pritet të rritet, pasi boksierët dhe organizatorët parashikojnë një shitje “boom” të të drejtës televizive PPV (pay per view-paguaj për ta parë). Kjo mund të sjellë një arkëtim ekstra prej 25 milionë dollarë për secilin boksier.

    Sipas organizatorëve, kjo sdë mund të shkojë deri në 2 milionë PPV, ndërkohë që sfida e parë mes tyre, në dhjetor të 2018-ës, solli 325 mijë PPV. Dueli i parë u mbyll në barazim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!