×
  • Sport
  • Sport

    Meçi kundër Hartel, lajm jo i mirë për tifozët e Robin Haxhi Kransiqit

    Reporteri
    05 Nëntor 2019 | 9:04

    Një ndër boksierët më të mirë shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi do të pushoj disa muaj nga aktivitetet në boks.


    Siç njofton faqja e njohur SES Boxing, Krasniqi do t’i nënshtrohet operimit në bërryl, transmeton Indeksonline.

    Ishte parashikuar që boksieri nga Juniku të boksonte këtë muaj kundër ish kampionit të Evropës, Stefan Hartel por tashmë ky meç është anuluar.

    Në maj të këtij viti, Hartel e mori brezin e artë të kampionit evropian në peshat super të mesme pasi e kishte mposhtur Krasniqin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!