“El Chiringuito” vazhdon të japë të reja të rëndësishme sa i takon të ardhmes së Kylian Mbappe. Kjo media, pasi bëri të ditur se PSG i ka vendosur çmimin lojtarit, pra çdo kush që është i interesuar për Mbappe duhet të paguajë 200 milionë euro, ka publikuar një tjetër lajm.
Sipas asaj që shkruhet, sulmuesi francez do të kalojë te Real Madrid dhe prezantimi do të bëhet me datën 23 korrik. Los Blancos do të plotësojnë të gjitha kërkesat e yllit të njohur dhe pas shumë vuajtjesh, do të ketë një fund të lumtur.
24-vjeçari është një nga futbollistët më premtues. Në sezonin e fundit, Mbappe ka shënuar 29 gola në kampionat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.