Samir Ujkani shumë shpejt mund të bëhet pjesë e skuadrës së njohur italiane, Torino
Portieri i Kombëtares së Kosovës është pa skuadër, derisa Tuttomercatoweb raporton se Ujkani mund t’i bashkohet Torinos, transmeton Reporteri.net
Ujkani është lojtar i lirë pasi u largua nga Rizespori dhe tani është pranë një rikthimi në Itali, aty ku e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës.
Ai më parë ka luajtur për Palermon, Genoan de Novarën.
Ndryshe, ai është i ftuar për dy ndeshjet që Kosova do t’i luajë në shtator në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.