Skuadra e Leicesterit nën udhëheqjen e Brendan Rodgers, kërkojnë të shtojnë një sulmues për të siguruar konkurrencën për Jamie Vardy, dhe sipas mediave në Britani, tekniku Roger-s është i interesuar të firmos me sulmuesin kosovar, Vedat Muriqin.
25-vjeçari po dhuron paraqitje të mirë me skuadrën e tij, ku tashmë ka shënuar 9 gola në vetëm 13 paraqitje për Fenerbahçen, shkruan Reporteri.net.
Raportohet se për kosovari, përveç Leicesteri të interesuara janë dhe skuadrat si Monaco dhe Frankfurti dhe Man United.
Skuadra angleze thuhet se do të bëjë një ofertë prej 20 milionë euro për Vedatin, dhe kjo shumë nuk i pengon fare ata, pasi nuk ka shumë kohë që kanë shitur Meguir për një shifër rekord.
Pra, nëse Rodgers vazhdon me këtë ritëm të lartë të ndeshjeve, pritet që ta transferojë, sulmuesin e Kosovës në afatin kalimtar të verës.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.