Sulmuesi i Trepçës ’89, Arb Manaj është duke shkëlqyer këtë sezon, ku ka shënuar 11 gola dhe 3 asistime, ndërsa kontrata e tij pritet të përfundoi në fund të stinorit.
Skuadrat turke kanë nisur të shprehin interesim për futbollistët kosovarë.
Ditë më parë në media është raportuar se dy skuadrat Goztepe dhe Denizlispor, janë duke shqyrtuar mundësin e transferimit të Manajt.
Kurse, edhe sot vazhdojnë raportimet për sulmuesin nga Klina, shkruan Gazeta Sheshi.
E përditshmja,“Yeni Asir”, ka shkruar se Denizlispor është duke e ndjekur futbollin kosovar, gjithashtu edhe Goztepe e ka në listën e transferime sulmuesin e Trepçës ’89.
21 vjeçari më parë ka veshur fanellën e Dukagjinit dhe gjithashtu është thirrur në Kombëtaren e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.