×
  • Sport
  • Sport

    Mediat serbe kalojnë çdo kufi: Babai i Shaqirit ishte në lidhje me një këngëtare serbe, sipas saj e emërtoi djalin

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 15:41

    Shkrimet denigruese të mediave serbe ndaj yllit shqiptar nuk kanë fund.


    Së fundmi urrejtja e tyre ka tejkaluar edhe kufijtë. Në shkrimin e fundit gazeta propaganduese serbe “Kurir” është marrë edhe me prindërit e Shaqirit, transmeton Reporteri.net.

    Konkretisht kjo gazetë shkruan se babai i Shaqirit ishte në lidhje me një këngëtare të njohur serbe, themeluese e Ansamblit “Xherdan”, prej ku siç aludon kjo gazetë ka lindur edhe ideja për emrin e Shaqirit.

    Mira Vasiljeviq, e cila vdiq më 23 mars në moshën 84 vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë, ishte këngëtare e njohur serbe, e cila me ansamblin e saj ka udhëtuar në mbarë botën, prej ku siç pretendon ky medium është njohur me babain e Xherdan Shaqirit.

    Ndryshe kjo nuk është hera e parë që mediat serbe merren me jetën e Shaqirit. Ato duket se e kanë përjetuar shumë rëndë festimin e golit me simbolin e shqiponjës nga Xherdan Shaqiri në fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë në Botërorin Rusia 2018./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!