×
  • Sport
  • Sport

    Mediat serbe “shokohen” nga suksesi i Ballkanit

    Reporteri
    26 Gusht 2022 | 9:28

    Ballkani ka shkruar historinë e futbollit kosovar mbrëmë. Klubi kampion i Kosovës është kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

    Suharekasit arritën ta mposhtnin në dy ndeshjet ekipin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkupin.

    E ky sukses i ka shokuar mediat në Serbi.

    Mediumi serb, Mondo, e ka vlerësuar “shokues” kualifikimin e Ballkanit në fazën grupore të Ligës së Konferencës.

    “Shok – kampioni i ‘Kosovës’ në fazën grupore të garës së UEFA-s. Sensacion në Prishtinë, në Evropë luan ekipi nga qyteza afër Prizrenit”, ka shkruar “mondo.rs”.

    “Klubi nga e ashtuquajtura Kosova në fazën grupore”, është titulli në “b92”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!