×
  • Sport
  • Sport

    Mediat britanike shkruajnë për Feronikelin: Mbreti i rikthimeve

    Reporteri
    10 Korrik 2019 | 8:15

    Rikthimi sensacional në sekondat e fundit i Feronikeli kundër klubit uellsian The New Saints iu ka lënë mbresa edhe mediave në ishull, me njërën prej tyre që e ka quajtur kampionin e Kosovës mbret të rikthimeve.


    Kampioni i Kosovës po humbiste 2:0 nga TNS deri në minutën e fundit të ndeshjes pas golave nga Greg Draper dhe Aeron Edwards, por dy gola të vonshëm por të shpejtë nga Mevlan Zeka dhe Astrit Fazliu e kompletuan rikthimin sensacional të Niklit në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve, të martën në Park Hall në Uells, shkruan Gazeta Express.

    Barazimi 2:2 në një garë të këtij karakteri është shumë i favorshëm për Niklin, pasi çfarëdo barazimi më me pak se dy gola e dërgon skuadrën nga Drenasi në rundin e dytë kualifikues në tentim për ta siguruar pjesëmarrjen në edicionin 2019/20 të Ligës së Kampionëve.

    County Times e ka quajtur Niklin mbret të rikthimit në raportin e ndeshjes ndaj TNS-së.

    M

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!