Debutimi i parë në një stërvitje me Barcelonën. Shqiptari Rey Manaj ka fituar simpatinë edhe të mediave spanjolle që I kanë kushtuar disa artikuj bomberit lushnjar.
Dje, ai është grumbulluar me ekipin e parë për tu stërvitur për ndeshjen e radhës për Kupën.
Mediat spanjolle e kanë konsideruar “risi” prezencën e shqiptarit në një listë lojtarësh që është e mirëqene dhe do të luajnë me Barcën. Ndërkaq, Rey Manaj është stërvitur dje me futbollistin më të mirë të kohës, Leo Messi.
Fotot nga stërvitja bënë xhiron e rrjetit.
“Do të ishte padyshim risia më e madhe në një listë ku prania e lojtarëve merret e mirëqenë. Të gjithë janë stërvitur me ekipin e parë gjatë këtyre ditëve” shkruajnë mediat spanjolle.
Theksohet se shancet që shqiptari të luajë janë të mëdha, pasi Luis Suarez është i dëmtuar, Dembele jo në formacion, Perez në Romë dhe Abel Ruiz në Braga, lista e sulmuesve është reduktuar në minimum.
Sot janë dy sulmues në skuadër Leo Messi dhe Antoine Griezmann, së bashku me Ansu Fati, 17 vjecari që ka hyrë fuqishëm në ekipin e parë që në fillim të sezonit.
“Kjo situatë surprizuese ka detyruar trajnerin që të thërrase një sulmues që sapo është afruar si zëvendësues dhe që më parë ka luajtur me Milanin. Në moshën 22 vjeçare lojtari ka të gjitha të dhënat të therritet në ekipin e parë për kupën në ndeshjen kundër Leganes”, shkruajnë mediat spanjolle.