×
  • Sport
  • Sport

    Mediumi i afërt me Erdoganin e çon në qiell Vedat Muriqin

    Reporteri
    22 Tetor 2019 | 15:33

    Edhe pse është vetëm fillimi i edicionit, sulmuesi i Fenerbahçes Vedat Muriqi e ka dëshmuar vlerën e tij duke shënuar katër gola në Superligën turke.


    Derisa “Kanarinat e Verdha” kanë katër fitore, dy barazime dhe dy humbje në kampionat, Muriqi i cili u transferua nga Çaykur Rizespori te Fenerbahçe në korrik, ka shënuar katër gola në katër fitoret e Fenerit, shkruan “Anadolu Agency”.

    Sulmuesi i Kosovës ka shënuar kundër Gaziantep FK, Istanbul Basaksehir, MKE Ankaragucu dhe Yukatel Denizlispor.

    Fenerbahçe ka pasur tre sulmuesë edicionin e kaluar – Islam Slimani, Roberto Soldado dhe Michael Frey – por ata nuk përmbushën pritshmëritë.

    Krahasuar me ata, Muriqi ka dhuruar paraqitje të jashtëzakonshme në Superligën e Turqisë në futboll.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!