Çekia arriti që ta mposht mbrëmë Kosovën me rezultat minimal 2:1 në ‘Doosan Arena’, djelmoshat tanë nuk ia dolën që t’i bëjnë ballë presionit të vazhdueshëm të lojtareve çek.
Përveç kësaj, ajo se çfarë u pa në televizion, tregon qartë se skuadra jonë ishte gjatë gjithë kohës në presion edhe nga thirrjet e tifozëve, me shprehje nacionaliste, shkruan Reporteri.net.
Ndërkaq në një artikull të mediumit serb, “Blic.rs”, thuhet se kosovarët u provokuan nga tifozët çek dhe serbë, madje ata tregojnë edhe arsyen se pse ndodhi e gjithë kjo ngjarja.
Sipas tyre ky incident erdhi si shenjë hakmarrje, pasi tifozët ‘Dardan’ kishin goditur në Prishtinë një tifoz çek.
Më poshtë mund ta lexoni artikullin e plotë të publikuar nga mediumi serb.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.