×
  • Sport
  • Sport

    Mediumi spanjoll ia publikon pagën: Muriqi merr 182 mijë euro në muaj

    Reporteri
    28 Korrik 2022 | 10:17

    Tashmë sulmuesi i Kosovës ka kompletuar transferimin e tij më të shtrenjtë madje edhe në histori të Mallorcas.

    Muriqi u shit nga Lazio për çmimin 10 milionë euro, ku 4 milionë e 300 mijë euro i takojnë atij në sezon, shkruan Periskopi.

    Sipas mediumit spanjoll, “UltimaHora” paga e Muriqit e kthyer në neto është e barabartë me 2 milionë e 187 euro që i dalin kosovarit në konto.

    Kështu, numri 9 i Mallorcas fiton 182 mijë euro në muaj, 41 mijë e 900 euro në javë, 5990 euro në ditë e 249 euro në orë.

    Kujtojmë se Muriqi ishte për huazim një vjeçar nga Lazio te Mallorca, ku dhe klubi spanjoll vendosi ta blejë përfunimisht atë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!