Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pasi Bad News Eagles janë kualifikuar në Major.
BNE arritën që me përmbysje spektakolare të kualifikohen në turneun më të madh në botë të CS:GO ‘IEM Road to Rio 2022’.
Këtë sukses ‘Shqiponjat kosovare’ e arritën pasi fituan 2:1 ndaj skuadrës ruse forZe.
E, pas këtij suksesi ka reaguar edhe kryetari i PDK-së duke e cilësuar si një rikthim të jashtëzakonshëm lojën e djelmoshave.
Më poshtë e gjeni reagimin e Memli Krasniqit:
“Rikthim i jashtëzakonshëm i Bad News Eagle me një lojë fantastike! urime për gxxcsgo, sinnposy, rigoNcs, juanflatrooo, sner1csgo ekipi në kualifikimin e tyre në IEM Rio Major 2022!”.
BNE shkruan historinë, kualifikohet në Majorin e CS:GO në Brazil
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.